Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurës N.A., me dyshimin se ka vrarë 67-vjeçaren në fshatin Kuk të Dragashit.
Siç njoftoi Prokuroria të mërkurën, e pandehura me dashje e ka privuar nga jeta kunatën dhjetor, me të cilën ka qenë duke jetuar në ekonomi të përbashkët familjare. Kunata e ka goditur me shkop të modifikuar më 23 dhjetor, derisa viktima ka vdekur tri ditë më parë, rreth orës 05:30.
Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”, derisa e pandehura e ka pranuar kryerjen e veprës penale të martën.
“Më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar, e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30”, thuhet në njoftim.