Një punëtor ka vdekur të hënën në Prishtinë, pasi sipas Policisë së Kosovës, ka rënë nga një lartësi e madhe.
Policia i tha KOHËS se rasti ndodhi në rrugën “Holger Pedersen”, rreth orës 08:30. Viktima është 28-vjeçar.
“Viktima mashkull nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoratin e punës”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
49-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik
-
Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Kolegu i punëtorit që vdiq dje në Prishtinë humbi ndjenjat nga tronditja
-
Vdiq një punëtor në “Veternik”, ra nga lartësia në objektin ku po punonte