Një këmbësore ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë janë lënduar në një aksident në fshatin Rogovë të Gjakovës të premten.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren, fillimisht është raportuar për tre të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve), ndërsa më vonë trajtim mjekësor u është ofruar edhe katër personave të tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër).
Rreth orës 16:40, siç ka njoftuar Policia, njëra nga këmbësoret që ishte duke u trajtuar në QKUK nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të rënda dhe vdiq.
Të dy shoferët të përfshirë në aksident janë ndaluar për 48 orë.