Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U lëndua duke punuar në pyll, kaçanikasi në gjendje të rëndë

Klinika Emergjente në QKUK

Një person ka pësuar lëndime trupore gjatë mëngjesit të së shtunës në Kaçanik derisa ishte duke punuar në pyll.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas mjekëve, viktima ka lëndime të rënda.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tefik Raka”.