Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lëndohet në vendin e punës një punëtor në Kaçanik

Kërkohet 30 ditë paraburgim për përgjegjësit e kompanisë ku vdiqën dy punëtorë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor në Kaçanik, ka pësuar lëndime në gishtin e dorës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth mesditës dhe po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një punëtori, kishte pësuar lëndime në gishtin e dorës. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe inspektorati i punës. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është nën hetime.