Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lëndohet një punëtor në Suharekë gjersa ishte duke punuar

Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Suharekë të hënën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës viktima është lënduar aksidentalisht dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.