Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas të hënën mbrëma, pasi dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas Policisë, viktima është plagosur nga një person i panjohur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet, me urdhër të prokurorit të rastit.
Për shkak të natyrës së plagës, viktima është transferuar nga QKMF në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Hetimet për identifikimin e të dyshuarit janë në zhvillim e sipër.