Katër ngjarje të rënda janë shënuar gjatë ditës së martë në Shqipëri, ku brenda pak orësh janë regjistruar tri vrasje dhe një shpërthim me tritol.
Në Shkodër, rreth mesditës, 38-vjeçari E. B., punonjës në administratën tatimore, mbeti i plagosur pasi mjetit të tij i ishte vendosur lëndë plasëse. Shpërthimi ndodhi në momentin kur ai ndezi veturën. Mbeti i plagosur, ndërsa policia po heton rrethanat dhe motivet e mundshme.
Ndërkohë, në Durrës, 25-vjeçari M. K. vrau me thikë babanë e tij, P. K.. Konflikti dyshohet se ka ndodhur pas një debati të çastit, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë.
Një tjetër vrasje u regjistrua në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. 34-vjeçari I. I., që punonte si kamerier, mbeti i vrarë me thikë nga kolegu i tij, F. Sh., i cili ushtronte profesionin e kuzhinierit në të njëjtin lokal. Nga dëshmitë paraprake, dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për çështje pune.
Ngjarja e katërt u shënua në Berat, ku pas një zënke për motive të dobëta, 63-vjeçari K. M., i njohur edhe me emrin K. H., goditi me mjet prerës 42-vjeçarin K. H., i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
-
Lushnjë, një person vret nënën e plagos rëndë babanë
-
Tre persona vdesin në aksident në Durrës
-
Arrestohen 11 persona nën dyshimin për vrasjen e portugezit 20-vjeçar në Ksamil, dy të tjerë në kërkim
-
Digjet një shtëpi në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijë
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë