Tri gra janë arrestuar në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të “mundësimit ose detyrimit në prostitucion” dhe “ofrim të lokaleve për prostitucion”.
Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në kryeqytet.
Prej tri të arrestuarave, dy janë shtetase të Shqipërisë e një e Kosovës.
Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime.
Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.