Arrestohen tre persona nën dyshimin për përfshirje në mundësim apo detyrim në prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për përfshirje në mundësim apo detyrim në prostitucion.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një burrë dhe dy gra të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“.
“Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil. Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen pesë të dyshuar për mundësim ose detyrim në prostitucion
-
Tre të arrestuar në Prishtinë për prostitucion
-
Arrestohen tre persona për prostitucion, ofronin edhe lokale
-
Tre të arrestuar për prostitucion, policia kontrollon lokalin dhe konfiskon prova
-
Tri gra arrestohen në Prishtinë, nën dyshimin për prostitucion