Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë në 24 orët e fundit në dy raste të ndara ka arrestuar pesë të dyshuar për veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion.
Në njërin rast janë arrestuar dy gra dhe një burrë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovarë nën dyshimin e kryerjes se veprës së lartë cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar ne procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërsa në rastin tjetër është arrestuar një burrë dhe një grua. “Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (një mashkull dhe një femër), nën dyshimin se kanë kryer veprën cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
-
Arrestohen pesë gra dhe një burrë pasi dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
-
Tre të arrestuar në Prishtinë për prostitucion
-
Arrestohen dy braziliane dhe tre kosovarë në Prishtinë si të dyshuar për prostitucion
-
Arrestohen tre të dyshuar për dhunim e detyrim në prostitucion të një gruaje në Prizren
-
Në Lipjan arrestohen tre të dyshuar për detyrim në prostitucion