Policia e Kosovës të mërkurën në dy raste të ndara ka arrestuar pesë gra dhe një burrë pasi dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë në rajonin e Prishtinës.
Në rastin e parë, Policia ka arrestuar dy gra pasi dyshohet se kishin marrë me qira një banesë për të kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion. Ato janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë në rastin e dytë, Policia ka arrestuar tri gra dhe një burrë nën dyshimin për veprat penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”. Të njëjtit dyshohen se në dy lokale në rajonin e Prishtinës kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prishtinë për “veprime me karakter seksual”
-
Arrestohen katër gra pasi sulmuan fizikisht një tjetër
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë