Policia ka arrestuar tre persona, një burrë dhe dy gra, nën dyshimin e kanë kryer veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 18:00, derisa pas intervistimit nga prokuroria, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje –bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me venim të prokurorit të dyshuar-at janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen pesë të dyshuar për mundësim ose detyrim në prostitucion
-
Tre të arrestuar në Prishtinë për prostitucion
-
Tre të arrestuar për prostitucion, policia kontrollon lokalin dhe konfiskon prova
-
Tri gra arrestohen në Prishtinë, nën dyshimin për prostitucion
-
Arrestohen dy gra dhe një burrë në Prishtinë për prostitucion