Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre vjet burgim zyrtarit policor për tentimvrasje

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me 3 vjet burgim të akuzuarin Korab Pepaj, për akuzën se në cilësinë e zyrtarit policor të Njësisë Speciale e ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, kurse të akuzuarit Faton Maloku, Samet Uka dhe Muhamet Muqiqi i ka liruar nga aktakuza për veprën penale “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Pepaj u lirua nga aktakuza për veprën penale “manipulim me prova”.

Në dënimin me burgim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte ngritur aktakuzën ndaj të katër personave më 3 korrik 2023. Pepaj akuzohej se në cilësinë e zyrtarit policor, më 10 prill 2023, në rrugën magjistrale Leposaviq-Mitrovicë në pikën e kontrollit të automjeteve në fshatin Lozishtë, saktësisht te “Ura e Bistricës”, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin M.J.. 

Sipas aktakuzës, i pandehuri në detyrë zyrtare i ka dhënë shenjë me bateri që të ndalej i dëmtuari që po voziste veturën nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës. , ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën, por viktima kishte vazhduar përpara. Pas kësaj, Pepaj akuzohet se ka shtënë dy herë me armën zyrtare, ku e ka goditur automjetin nga prapa dhe me atë rast vozitësi i automjetit M. është goditur me një plumb në krahun e djathtë.

Edhe Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë Kronikë Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë

Me këtë, Pepaj akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentative”.

Pepaj akuzohej po ashtu se kishte fshehur dy gëzhojat e predhës së armës. Ndërsa Maloku, Uka dhe Muqiqi akuzoheshin se si zyrtarë policorë të Njësisë Speciale, kanë qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale “Vrasje në tentativë”, dhe nuk e kanë lajmëruar veprën penale dhe kryerësin e veprës penale tek eprorët e tyre. Me këtë, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”./BetimipërDrejtësi