Me 11 vjet burgim është dënuar Idriz Alija, i akuzuar për tentimvrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi. Në seancën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nuk ishin të pranishëm i akuzuari, prokurori i shtetit si dhe as pala e dëmtuar.
Sipas aktakuzës, Alija më 6 gusht 2024 në Bresje të Fushë-Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake dhe raportimit të dy rasteve tjera të dhunës në familje, kishte tentuar të vriste Sh.T..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSh.T. dhe djali i saj E.T. ishin duke kaluar rrugën në vendkalim, dhe në atë çast i pandehuri i kishte ndjekur dhe kishte shtënë nga prapa në drejtim të gruas, të cilën pas rrëzimit e kishte goditur me duar në fytyrë.
VIDEO:
Djali i viktimës kishte tentuar ta largonte sulmuesin, por ai kishte shtënë disa herë mbi trupin e saj dhe më pas e ka goditur me kondak të armës së zjarrit në kokë, derisa qytetarët kishin arritur t’ia largonin armën e më pas Policia ta arrestonte.
Si pasojë e këtyre veprimeve të të pandehurit, thuhet se të dëmtuarës i shkaktohen tri plagë hyrëse-tejshkuese nga arma e zjarrit, ku si dëshmi posedon raportet mjekësore dhe është hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, me ç’rast sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ajo ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.
Alija ishte akuzuar edhe për armëmbajtje pa leje.
I pandehuri akuzohej edhe se e kishte shkelur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ia kishte ndaluar t’i afrohej të dëmtuarës 20 metra në vende publike dhe të qëndronte 100 metra larg vendqëndrimit aktual.
Për të tria, ai u dënua me dënim unik prej 11 vjetësh burgim.