Me tre vjet burgim është dënuar i pandehuri T.A. nga Gjykata Themelore e Pejës për veprat penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Themelores, i pandehuri pasi kishte parë dy persona që ia rrihnin djalin ka shtënë me armë në drejtim të njërit prej tyre duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Themelorja bën të ditur se rasti kishte ndodhur më 21 nëntor të vitit të shkuar. Pas kësaj, T.A. kishte marrë djalin dhe ishte larguar në drejtim të shtëpisë.
Pos dënimit prej tre vjet burgim, i pandehuri është gjobitur edhe me 1000 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Burgim dhe gjobë për tentimvrasje në Pejë
-
Tre vjet burgim dhe 1,300 euro gjobë ndaj një personi për grabitje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
-
11 vjet burgim burrit që tentoi vrasjen e gruas
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për “vrasje në tentativë”
-
Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një person në Pejë