Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A. për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Sipas aktakuzës, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga tre plumba.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen ‘Jarina’ të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., derisa i pandehuri me të parë viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjithashtu, i pandehuri B.A, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.