Tre turistë çekë janë shpëtuar nga mbytja në Dhërmi nga Policia e Shqipërisë, të mërkurën, pasi ishin në rrezik të madh si pasojë e dallgëve të detit derisa ishin duke lundruar me kajak.
Sipas njoftimit të policisë, pas një përpjekjeje, është arritur të shpëtohen personat që e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta të ujit.
“Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jet-ski dhe 1 gomone, është bërë i mundur konstatimi i mjetit lundrues kajak dhe shpëtimi i sigurt i personave. Tre turistët e huaj çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre), nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.
-
Tre turistë të huaj shpëtohen nga policia, nxirren nga shkëmbinjtë në Himarë
-
Era e fortë i la në mes të detit, shpëtohen 5 persona në Shëngjin
-
Kërkohet ndërhyrja e helikopterit për tre turistë çekë të bllokuar në Theth
-
Policia e Shqipërisë shpëton katër turistë hungarezë, ishin bllokuar në lumë
-
Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin