Tre turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia e Shqipërisë të shtunën, pasi ishin bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit në Himarë.
Siç është njoftuar nga autoritetet, tre turistët ishin bllokuar në një zonë shkëmbore.
Të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë. Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Turistja 23-vjeçare vdes në Gjirin e Filikurit, rrëzohet nga 30 metra
-
Hila: Munguan elementet e sigurisë në plazhin te “Rana e Hedhun”
-
Ekipet e shpëtimit nxjerrin katër persona të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Laos
-
Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave
-
Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera