Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Tre të vrarë në Mal të Zi, dyshohet për shqiptarë të Rozhajës

Policia e Malit të Zi ka arrestuar Vehid Muriqin, të dyshuarin për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Podgoricë, raporton “RTCG”. 

Në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër me mbiemrin Hot nga Rozhaja, e po ashtu një viktimë është nga Novi Pazari. 

Rasti besohet të ketë ndodhur gjatë natës në një apartament të marrë me qira.

Sipas shkrimit, i dyshuari ka vrarë tre miq me të cilët po punonte në ndërtim.

“Dyshohet se aktit i parapriu mosmarrëveshja mes të privuarve nga jeta deh të dyshuarit. Të gjithë janë me prejardhje nga Rozhaja”, është thënë njoftimin e Policisë.
Dyshimet janë se vepra është kryer me armë të ftohtë.

Edhe Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, i dyshuar një shtetas rus Rajon Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, i dyshuar një shtetas rus


 

Tre të vrarë në Mal të Zi

Tre persona janë vrarë në Podgoricë, ka njoftuar Policia e Malit të Zi. Në mesin e të vrarëve, dyshohet se dy vëllezër me mbiemrin Hot nga Rozhaja, sipas shkrimit nga “Vijesti”.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi me emrin Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja. Dyshimet janë se ai ka kryer vrasjen e trefishtë.

Rasti besohet të ketë ndodhur gjatë natës në një apartament të marrë me qira.

Sipas shkrimit, i dyshuari ka vrarë tre miq me të cilët po punonte në ndërtim.

“Dyshohet se aktit i parapriu mosmarrëveshja mes të privuarve nga jeta deh të dyshuarit. Të gjithë janë me prejardhje nga Rozhaja”, është thënë njoftimin e Policisë.

Edhe Për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan pranohen disa prova të reja materiale Arbëri Për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan pranohen disa prova të reja materiale

Dyshimet janë se vepra është kryer me armë të ftohtë.

Siç raportohet, i dyshuari pas krimit ka shkuar në qytetin e lindjes dhe ka kryer dhunë edhe ndaj familjes. Ky rast u raportua nga familja në polici, e më pas u zbulua krimi në Podgoricë.