Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rënies së ashensorit në të cilin ishin brenda një ndërtesë të dielën në lagjen Emshir të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa në këtë incident janë përfshirë nëntë persona, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën ‘Hysni Gashi’ ku janë lënduar tre nga nëntë personat të cilët ishin në një ashensor”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.
-
Tre të lënduar nga përleshja në “Emshir”, gjashtë shoqërohen në Polici
-
Bie ashensori nga kati i dytë në një ndërtesë në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, 6 të lënduar
-
Bie ashensori në një ndërtesë në Prishtinë, lëndohen gjashtë gra
-
Një grua bie nga ndërtesa në lagjen “Emshir” të Prishtinës
-
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë