Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bie ashensori në një ndërtesë në Prishtinë, lëndohen gjashtë gra

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës ka rënë ashensori në një ndërtesë në Prishtinë nga kati i dytë për në bodrum, ku si pasojë lëndime trupore kanë marrë gjashtë gra.

Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë në ora 22:51.

Viktimat janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasojë e një ashensori i cili ka rënë në një ndertësë nga kati i dytë në bodrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.