Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua bie nga ndërtesa në lagjen “Emshir” të Prishtinës

Një grua ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen "Emshir" të Prishtinës.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se hetuesit janë duke punuar në sqarimin e rrethanave lidhur me rastin.

“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Mosha e viktimës nuk është bërë e ditur.