Një grua dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë të mërkurën në Mitrovicë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se si pasojë e plagëve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00, është raportuar se si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima femër, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Ai shtoi se hetuesit policorë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë në Mitrovicë, dërgohet në QKUK
-
Dyshohet se një grua vdiq në Mitrovicë pasi ra nga kati i parë i shtëpisë, Policia nis hetimin
-
Zhduket një grua në Mitrovicë
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, kishte plagë të marrë nga arma
-
Një grua rrihet nga dy të tjera në Mitrovicë