Tre persona janë lënduar nga një përleshje që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, në rast ka pasur edhe të shtëna armësh, por që lëndimet nuk janë shkaktuar prej tyre.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit)”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Foto/video nga vendi i ngjarjes nga Driton Paçarada/KOHA:








-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Tre policë të lënduar nga përleshja e tifozëve në Gjilan
-
Dy të plagosur pas një përleshjeje në Veternik, tetë të arrestuar
-
Dy të plagosur e një i therur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
-
Theren me thikë dy persona në Prishtinë