Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës në rrugën “C” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një motokultivator dhe dy automjete.
Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot në ora 13:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën "C" në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motokultivator dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kanë kërkuar tre persona. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
KOHA ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm