Të hënën në ora 16:00 janë arrestuar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin se kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në fshatin Bibaj, në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan. Sipas njoftimit, të dyshuarit, të maskuar dhe me thika, kanë grabitur arkën e kësaj pike karburanti duke vjedhur 400 euro.
Të arrestuarit S.H., 26-vjeçar dhe A.M., 20-vjeçar, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër A.D., 17-vjeçar, është ndaluar për 24 orë.
“Pas një punë intensive të hetuesve rajonal, grumbullimit të disa informacione në terren, shikimit të kamerave të sigurisë në disa lokacione, dje me datën14.02.2022 rreth orës 16:00 kanë identifikuar dhe gjetur fillimisht automjetin e udhëtareve me targa vendore me të cilin kanë lëvizur të dyshuarit ( është konfiskuar si provë materiale) dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar për grabitjen”, thuhet në njoftimin policor.
-
Arrestohet personi i katërt për grabitjen në Bibaj
-
Grabitet një pikë karburanti, dy të maskuar me armë vodhën para
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen e 2.800 eurove në një pompë derivatesh në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për grabitje në Ferizaj
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market