Një pikë karburanti në magjistralen Ferizaj – Kaçanik është grabitur të enjten.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka thënë se fillimisht ka dyshuar për një person i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit me pushkë automatike ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të të hollave dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Më pas, me hetimin e rastit Policia ka zbuluar se të përfshirë kanë qenë dy persona. Nga bastisja e lokacioneve të të dyshuarve policët kanë konfiskuar armë, municion e gjësende të tjera.
“Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacione të dy personave të dyshuar dhe aty kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar: 3 armë të zjarrit, 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit , karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalike, dorëza, maskë ,telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja”, thuhet në njoftimin e PK-së.
K.Ç. 22 vjeçar dhe A.Ç 21 vjeçar janë arrestuar dhe janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
-
Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Kaçanik
-
Arrestohen dy persona, mashtruan se posedonin kriptovaluta dhe përfituan 12 mijë euro
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market
-
Para të falsifikuara në Ferizaj, ndalohen dy shtetas të huaj
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren