Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për grabitje në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve S.H dhe A.M. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer një grabitje.

Ngjarja sipas gjykatës ka ndodhur në një pompë të derivateve në Ferizaj, më 13 shkurt të këtij viti.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit më 13 shkurt 2022, pas mesnate, në një fshat të Komunës së komunës së Ferizajt, përkatësisht në një pompë të derivateve, me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje, në atë mënyrë që i pandehuri A.M së bashku me një të mitur presin në veturë ndërsa të pandehurit S.H dhe B.O, të maskuar, me përdorimin e mjeteve të rrezikshme, thikave dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit A.A, depërtojnë në brendi të lokalit të pompës së derivateve, me ç’rast nga aty marrin arkën si dhe një sasi të parave në shumë prej rreth 400 euro, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur me veturën e të pandehurit S.H.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.