Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së martës, për një grabitje të bërë më 23 gusht në fshatin Gërlicë të Ferizajt.
Sipas një postimi të Policisë në Facebook, i dyshuari kishte hyrë në një pikë karburanti me helmetë në kokë dhe nën kërcënimin e armës, nga dy punëtorë kishte marrë 2.800 euro.
“Policët hetues pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.H. 22-vjeçar”, thuhet në njoftim.
Ai dyshohet për veprën penale “Grabitja” dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitet një pikë karburanti, dy të maskuar me armë vodhën para
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur në Ferizaj
-
Grabitet një pompë e derivateve në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për grabitje në Ferizaj
-
Tre të arrestuar për grabitjen në Ferizaj, në mesin e tyre një i mitur