Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar në Fushë Kosovë për posedim të narkotikëve

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë për posedim të narkotikëve. Siç ka bërë të ditur Policia ky arrestim vjen pas një hetimi dymujor, ndërkaq janë konfiskuar 4.5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Arrestimi është bërë në rrugën 'Xhemail Mustafa' në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve.

Nga policia janë arrestuar tre të dyshuarit: E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë, D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 22 paketime/qese najloni që dyshohet të jetë mariuhanë me peshë rreth 4.5 kg, një veturë, 2.365 Euro dhe tre telefona.

“Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti 'blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge'. Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohen rreth 4,5 kg substamcë që dyshohet të jetë marihuanë Njësia e Drejtorisë për...

Posted by Kosovo Police on Wednesday, December 23, 2020