Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë arrestuar dy persona lidhur me rastin e vrasjes së imamit të fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit.
Sipas Prokurorisë i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë” është personi me iniciale B.H.. Ndërkohë thuhet se për veprën penale “Dhënia e ndihmës” është arrestuar edhe babai i tij.
“I dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale
"Mosdhënia e ndihmës", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë policia është njoftuar për rastin e vrasjes të hënën rreth orës 23:15.
Edhe
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash
“Viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë). Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, thuhet se është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria thuhet se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Dragash
I dyshuari për vrasjen në fshatin Zlipotok të Dragashit është arrestuar, ka njoftuar Policia.
Edhe
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e vrasjes në Zlipotok të Dragashit
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë me qen K-9.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës”, ka thënë ai.
Theret për vdekje një person në Dragash, i dyshuari në arrati
Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 23:15, kur disa persona janë përfshirë në një përleshje. Gjatë incidentit, viktima dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë.
Edhe
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të pandehurit në Restelicë për vrasje të nënës së tij
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Policia ka iniciuar rastin si “Vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari, ndodhet në arrati. Organet e rendit janë duke vazhduar hetimet dhe po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.