Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një person në Fushë-Kosovë

Shiriti i policise

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit të Policisë një burrë është therur me thikë nga një tjetër, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur mes vete.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.