Dy persona të cilët dyshohet se e kanë therur me thikë një djalë të mitur në Prishtinë para gjashtë ditësh, janë arrestuar të martën.
Sulmi me mjet të mprehtë sipas njoftimit të Policisë, ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në kryeqytet rreth orës 14:20.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë po ashtu të mitur, një 17-vjeçar me inicialet A.Sh., dhe një 16-vjeçar me inicialet R.Sh.
Të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë me urdhër të prokurorit për t’u proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë”.
“Policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit; A. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët, sot më datë 10.01.2023, janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 24 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për veprën ‘Vrasje në tentativë’", thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet e rendit kishin njoftuar se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas është liruar.
-
Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar
-
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, njëri prej tyre i mitur
-
Theret me thikë një i mitur në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen