Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

Thike

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është therur me thikë një i mitur në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit për rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Artikuj të ngjashëm