Dy persona në Pejë kanë raportuar në Polici se derisa kanë qenë në një lokal janë sulmuar me thikë nga një person i panjohur, i cili është ende në arrati.
Sipas Policisë rasti që po trajtohet si lëndim i rëndë trupor ka ndodhur të mërkurën pak para mesnatës.
Ata janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Selman Lajqi, Pejë / 25.10.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se derisa ishin në një lokal, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga një person i panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Dy persona theren me thikë në Pejë, të dyshuarit në arrati
-
Theret me thikë një burrë në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
-
Theret me thikë një person në Leposaviq, dy të dyshuarit në arrati
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Dy burra lëndohen rëndë nga therja me thikë në Suharekë, arrestohet i dyshuari