Kronikë

Theret me thikë një person në Leposaviq, dy të dyshuarit në arrati

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar me thikë nga dy të tjerë në Leposaviq. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit për këtë rast gjenden në arrati.

“Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë nga dy të dyshuar. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.