Kronikë

Dy sirianë të therur me thikë gjenden në Leposaviq

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Dy sirianë të therur me thikë janë gjetur të mërkurën në fshatin Koshuticë të Leposaviqit në vende të ndryshme. 

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë. 

Njëri, rreth 40-vjeçar, është gjetur në oborrin e një shtëpie. 

“Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre  kanë  vërejtur një person të shtrirë  me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth 40-vjeçar, shtetas i Sirisë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin policor. 

Ndërkohë që tjetri është gjetur nga njësiti i Policisë gjatë patrullimit në fshat Koshuticë. 

“Rreth orës 11:05  jemi njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinje gjatë patrullimit në fshatin Koshuticë ka vërejtur një person mashkull Sirian i moshës 27-vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë  që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga  mjeti i mprehtë”, thuhet në njoftim. 

Viktima thuhet se ka njoftuar se i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. 

Njësiti i emergjencës thuhet se viktimën e ka dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për tretman të mëtutjeshëm.