Të enjten në Gjykatën e Apelit ka filluar gjykimi i Edmond Lajçit i cili në dhjetor të vitit të kaluar, nga Gjykata Themelore në Pejë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Gjyljeta Ukella.
Sipas aktakuzës, vrasja është kryer me dashje brenda banesës ku jetonte çifti. Vendimi i gjykatës ishte mirëpritur nga familjarët e viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 19 nëntor të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Lajçit, për vrasje të bashkëshortes së tij më 16 prill.
Sipas aktakuzës, këtë ditë rreth orës 08:00, në banesën e tij në Pejë, i pandehuri me dashje ka vrarë me pistoletë Gjyljeta Ukellën. Në këtë dokument tregohet se paraprakisht viktima i ishte nënshtruar edhe dhunës psikike.
Avokatja e familjes Ukella, Fehmije Bytyqi, ka shprehur kritika për mungesën e prokurorisë së Apelit në seancë.
“Nuk mjafton vetëm dërgimi i një letre që sugjeron rrëzimin e kërkesës së mbrojtjes të të akuzuarit”, ka deklaruar ajo.