Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku të hënën në mesditë në fshatin Tërpezë të Ulët në Malishevë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të martën.
Sipas njoftimit, për rastin është arrestuar një person që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin nga pakujdesia duke goditur një veturë tjetër.
Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe gjashtë pasagjerë.
Të gjithë të lënduarit, janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm