Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar afër Eulex-it, saktësisht në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë, rreth dy orë më parë.
Sipas Policisë së Kosovës një person ka shtënë me armë në drejtim të një tjetri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri ne drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, te lenduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, për KOHËN.
Ndërkaq, Policia ka rrethuar edhe vendin e ngjarjes dhe nuk po lejon qarkullimin në atë pjesë.
Policia është duke vazhduar të marrë prova dhe materiale të nevojshme për hetim nga vendi i ngjarjes.
