Policia ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri të hënën pasdite në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë më tej ajo.
Ahmeti ka shtuar se personi i dyshuar është identifikuar nga organet e rendit dhe hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të tij.
Artikuj të ngjashëm