Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Murat Mehmeti” në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka njoftuar se është raportuar për të shtënat rreth orës 21:30, ndërsa bazuar në të dhënat fillestare nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Pllana.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes.