Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që Skender Qerimajt, personi që dyshohet se vrau bashkëshorten e tij në Llaushë të Skenderajt, t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.
Nga ekzaminimi psikiatrik, Gjykata ka kërkuar të provohet “nëse gjatë kryerjes së veprës penale, i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose të aftësisë së zvogëluar mendore”.
Ekzaminimi psikiatrik, sipas këtij vendimi të siguruar nga KOHA, duhet të kryhet brenda dy javësh që nga lëshimi i urdhrit.
Skender Qerimaj vrau me armë zjarri gruan e tij më 5 janar në fshatin Llaushë. 51-vjeçari është arrestuar menjëherë pas vrasjes, teksa iu kumtua edhe masa e paraburgimit prej një muaji.
Vrasja e Lirie Qerimajt nxiti reagime të shumta në opinione, pasi ajo e kishte raportuar në Polici rastin e dhunës në familje vetëm disa ditë para vrasjes, mirëpo i dyshuari është lënë i lirë me vendim të prokurores S.K., për të cilën u inicua një procedurë disiplinore. Sipas fëmijëve të çiftit, i dyshuari kishte tentuar edhe një herë tjetër ta privonte nga jeta gruan e tij.
-
Gjykata e quan “shembullor” dënimin prej 24 vjetësh për vrasjen e gruas në Llaushë
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau gruan në Llaushë të Skenderajt
-
Vdiq një person në Llaushë të Skenderajt, dyshohet se humbi jetën nga zjarri
-
Apeli vërteton dënimin prej 24 vjetësh burgim ndaj të dënuarit për vrasjen e gruas në Llaushë
-
24 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen e gruas në Llaushë