Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q..
"Pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës", thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh.
-
Dyshohet se burri vrau gruan në Llaushë
-
Aktakuzë ndaj burrit që dyshohet se e vrau bashkëshorten në Llaushë
-
Të dyshuarit për vrasjen e gruas në Llaushë do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik
-
Vrasja e gruas në Llaushë, iniciohen procedura disiplinore ndaj prokurores së rastit
-
Vdiq një person në Llaushë të Skenderajt, dyshohet se humbi jetën nga zjarri