Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

24 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen e gruas në Llaushë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Skender Qerimajt, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjetësh burgim dhe 500 euro gjobë, për vrasje të bashkëshortes dhe tri vepra të tjera penale.

Sipas aktgjykimit të shpallur të hënën, i akuzuari Qerimaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, për “Dhunë në familje” u dënua me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë, për “Vrasje të rëndë” u dënua me 22 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje”, me një vit burgim.

Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 5 janari 2022.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 12 maj 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Skender Qerimajt. Në pikën e parë të aktakuzës, thuhet se në muajin korrik të vitit të kaluar, i akuzuari Qerimaj në shtëpinë e tij në fshatin Llaushë të Skenderajt, rreth orës 5 të mëngjesit me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor bashkëshortes së tij L.Q, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Rasti thuhet se ka ndodhur ashtu që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes tyre, i akuzuari merr një çarçaf dhe me të e shtrëngon në fyt të dëmtuarën, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore – ndrydhje në pjesën e përparme dhe anësore në të dy anët e qafës dhe në pjesën mollëzore të majtë të fytyrës, me pasoja të përkohshme për shëndetin. Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Edhe Apeli vërteton dënimin prej 24 vjetësh burgim ndaj të dënuarit për vrasjen e gruas në Llaushë Kronikë Apeli vërteton dënimin prej 24 vjetësh burgim ndaj të dënuarit për vrasjen e gruas në Llaushë

Në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se i akuzuari Qerimaj, më 1 janar 2022, rreth orës 10:00, ka ushtruar dhunë psikike me qëllim të cenimit të dinjitetit ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës L.Q. Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Tutje, në pikën e tretë të aktakuzës, i akuzuari Qerimaj ngarkohej se më 5 janar 2022, rreth orës 13:30 në fshatin Llaushë me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën L.Q.

Në aktin akuzues, thuhet se pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme, i akuzuari ka kërkuar nga vajza e tij e mitur A.Q., që t’ia sjellë një gotë ujë.

Aktakuza thotë se pasi vajza ka shkuar në kuzhinë ka dëgjuar një krismë, është kthyer në sallon dhe ka parë babanë e saj duke shkrepë gjashtë herë armën – pistoletën e markës “Zoraki”, në drejtim të tani të ndjerës, bashkëshortes së tij L.Q.

Edhe Gjykata e quan “shembullor” dënimin prej 24 vjetësh për vrasjen e gruas në Llaushë Arbëri Gjykata e quan “shembullor” dënimin prej 24 vjetësh për vrasjen e gruas në Llaushë

E ndjera thuhet se si pasojë e plagëve ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. /BetimipërDrejtësi