Një taksist ka raportuar se u sulmua fizikisht nga një pasagjerë në Mitrovicë të Veriut në orët e hershme të së shtunës.
Taksisti ka thënë se është sulmuar me grushte nga pasagjeri dhe se nuk është paguar për shërbimin.
Policia e Kosovës po e heton rastin.
“Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri / 22.02.2025 – 02:15. Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar me veturë taksi, duke e transportuar një pasagjer dyshohet se ishte sulmuar fizikisht në kokë me grushte nga pasagjeri mashkull dhe për atë shërbimin i dyshuari nuk ia kishte bërë pagesën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb
-
Mitrovicë e Veriut, një person dyshohet se rrahu babë e bir pas mosmarrëveshjes në komunikacion
-
Pacienti sulmon zyrtarin shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës
-
Aksidenti në Mitrovicë përfundon me rrahje – gruaja dërgohet në QKUK pasi u sulmua nga dy të dyshuar
-
Raportohet për vrasje në tentativë në jug të Mitrovicës