Një pacient ka sulmuar një zyrtar shëndetësor në Emergjencë në Mitrovicë të Jugut.
Rasti ka ndodhur pasdites e së hënës dhe është cilësuar si hetim sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas raportit 24-orësh sulmi ka ndodhur pasi pacienti ishte fjalosur me viktimën rreh një tretmani mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në emergjencën e qytetit, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi kishin një fjalosje rreth një tretmani mjekësor, ka sulmuar fizikisht viktimën”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Viktima thuhet se ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është liruar në procedurë të rregullt.
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Sulmohet një inspektor komunal në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
-
Sulmoi mjeken gjatë trajtimit mjekësor, arrestohet i dyshuari në Gllogoc
-
Plagoset një person në Mitrovicë