Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmoi babanë dhe vëllain, arrestohet një person në Lipjan

Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në Lipjan, pasi dyshohet se ka sulmuar babanë dhe vëllain e tij.

Siç raportoi Policia të dielën, ky sulm fizik ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Nuk dihet nëse të sulmuarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.