Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëm gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2019-10.03.2019 nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 1321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve, të cilëve përveç gjobës me të holla, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse “ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik””, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.